Matoshi garanton investimin e disa projekteve në Malishevë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të cilin e ka siguruar se Ministria që ai drejton do të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme pë mjedisin dhe ambientin për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Ministri Matoshi, ka thënë se gjatë këtij viti në Malishevë do të investohet në përmirësimin e gjendjes në sistemin e kanalizimeve, do të bëhet pastrimi i shtretërve të lumenjve si dhe ka paralajmëruar investime në Ujëvaren e Mirushës.

“Me Kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, diskutuam për realizimin e disa projekteve në këtë komunë, që ndërlidhen me kanalizime, pastrime të shtretërve të lumejve si dhe me investime në zonën e Ujvarës së Mirushës”, ka shkruar Matoshi në profilin e vet në “Facebook”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …