leoni

Matthew Palmer

Matthew Palmer dhe ambasada amerikane, në Tiranë, i drejtohen Ilir Metës për ngërçin kushtetues në Shqipëri

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ilir Meta të cilin e ka kritikuar për qëndrimet e tij antikushtetuese.  Lajmi është konfirmuar për  Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga burime të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Në një deklaratë zyrtare, Ambasada amerikane reagoi lidhur me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Ambasada theksoi se “në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi interpretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias”. Sipas Ambasadës Amerikane, institucionet gjyqësore shqiptare, Kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre interpretimeve të debatuara. Derisa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat”, deklaroi sot Ambasada Amerikane. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …