Matthew Palmer: Qëllimi përfundimtar i Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Matthew Palmer: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Gjatë një interviste për Top Chanel, zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit po i përcjell me  vëmendje zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe ka shtuar se dhuna nuk ka vend në demokraci. ”Dua të jem shumë i qartë me zotëri Bashën, zonjën Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat të jenë paqësore, ato kanë qenë të tilla. Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ka theksuar zëvendës Ndihmës Sekretari Shtetit Matthew Palmer. Ai ka paralajmëruar se ditën e zgjedhjeve, ekipet ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor. Kemi në plan të shqyrtojmë raportimet për monitorimin zgjedhor të ekipeve tona si dhe ato të ODIHR.

Kontrolloni gjithashtu

Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …