I dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin, Matthew Palmer, ka folur edhe njëherë për çështjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se problemi mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e Bosnjës dhe Hercegovinës janë dy gjëra të ndara nga njëra tjetra për Uashingtonin. Megjithatë, sipas Palmer në shumë pikëpamje ato shpesh janë të lidhura. Në një intervistë për shërbimin në Bosnjë e Hercegovinë të Zerit të Amerikës, Palmer ka thënë se SHBA-të e përkrahin plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …