I dërguari Special i SHBA-së, Matthew Palmer, ka deklaruar se qëllimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, por që Washingtoni mbështet gjithashtu edhe modalitetet tjera të marrëveshjes, nëse të dyja palët bien dakord. Ky medium raporton se pasi së bashku me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak biseduan me zyrtarë më të lartë në Beograd dhe disa ditë më parë edhe me ata në Prishtinë, Palmer i tha këtij televizioni se ‘jemi sigurisht afër një marrëveshjeje, në kuptimin që të dyja palët janë të gatshme që sërish të angazhohen seriozisht në dialog”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …