Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë të qartë Serbisë se në dialogun me Kosovën nuk bëhet fjalë nëse do të ketë korrigjimi kufijsh, ose jo, por duhet të ketë njohje reciproke mes dy vendeve. “Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova”, tha zëvendës-ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në një panel dedikuar Evropës Juglindore në Forumin Ekonomik Delphi, që po mbahet në Greqi. Palmer ka theksuar se “Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën, sepse ajo është pengesë për avancim në bisedime”. Ai përkujtoi se Shtetet e Bashkuara ndër vite e mbështesin Kosovën dhe tani është e nevojshme që Kosova të përgjigjet si partnere. “SHBA dëshiron të ndryshojnë kontekstin në të cilin do të merret vendimi dhe kjo është arsyeja pse ata duan të hiqet taksa”, tha ai. Në këtë Forumin Ekonomik, përveç Kosovës, u fol edhe rreth kërcënimeve dhe rreziqeve të stabilitetit në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …