Matthew Palmer emërohet mbikëqyrës programin e reformës zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë

Matthew Palmer: Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan një marrëveshje që përfundon me njohje reciproke

Nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i dialogut, aq më i vështirë do të jetë. Amerika dëshiron një marrëveshje që përfundon me njohje të ndërsjellë. Kështu ka deklaruar zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, i cili ka thënë se çështja e dialogut është mirë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur. Sa i përket Asociacionit, Palmer ka thënë se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. “Palët duhet t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura. E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së Asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosovë. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer. Më tej, ai deklaroi se vendimi për ndryshime kushtetuese, të cilat janë diskutuar së fundmi, i takon Kosovës. “Kosova duhet të shoh se cilat janë mundësitë e saj, çka ka Kosova për t’i dhënë këtij procesi. Nuk është e lehtë”. Sa i përket ndryshimit të kufijve, Palmer tha “nuk mendoj se është në agjendë një gjë e tillë. Nuk më takon mua t’i identifikojë vijat e kuqe në këtë proces. Pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …