Maturantët e Malishevës, e përmbyllin javën e maturës, me plis në kokë

Java që po lëmë pas, ka qenë javë e maturantëve të Komunës së Malishevës, të cilët, gjatë tërë javës kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Java e maturantëve është përmbyllur të premten, me disa aktivitete tjera, përfshi edhe parakalimin e tyre nëpër qytet, ndërsa më e veçantë ka qenë bartja e plisit nga ana e maturantëve, si simbol shqiptar. Pas parakalimit, në sheshin e qytetit është zhvilluar edhe një aktivitet tjetër, përkatësisht një program kulturo dhe artistik, i shoqëruar me muzikë.

“Është nderë dhe kënaqësi, të jesh para një gjenerate maturantësh. Maturant të dashur, ju kaluat me sukses një sfidë, në mesin e shumë sfidave që ju presin në të ardhmen”, ka thënë para maturantëve, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina, i cili i ka uruar maturantët dhe ju ka dëshiruar suksese në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …