Maturantët e rajonit të Pejës dhe të Mitrovicës janë të fundit që sot do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të provimit të maturës, duke e përmbyllur kështu këtë proces për afatin e parë. Në pjesën e dytë të këtij provimi, maturantët janë përgjigjur në pyetjet nga lënda e matematikës dhe një lëndë zgjedhore të cilin e kanë zgjedhur vet. Në të dy pjesët, testi kishte 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë është me 40 përqind të përgjigjeve të sakta. Provimit shtetëror të maturës i janë nënshtruar mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova. Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur takime të rregullta dhe ka marrë masa displinore për disa administratorë në disa rajone, ndërsa ka pasur edhe nxënës të përjashtuar si pasojë e shkeljes së rregullave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …