Maturantët nga Komuna e Deçanit u treguan të suksesshëm në Testin e Maturës Shtetërore

Dje nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) u shpallën rezultatet e Testit të Maturës Shtëtërore, afati i qershorit.

Testit në të dy fazat nga Komuna e Deçanit ju nënshtruan 350 maturantë.

Në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, ishin 264 maturantë që u testuan, kalueshmëria është rreth 83%. (drejtimi shkencat natyrore kalueshmëria 96.7%, drejtimi shkencat shoqërore 61%).

Në SHMP “Tafil Kasumaj”, ishin 86 maturantë që u testuan, kalushmeria e tyre është rreth 70%.

Arritshmëria është e kënaqshme nga të dy shkollat e mesme të Komunës sonë, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook, kyetari i Komunës së Deçanit, z.Bashkim Ramosaj duke juuruar suksese të gjithë nxënësve edhe në të ardhmën!

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …