Maturantet shtimjan  organizuan në mënyrë madhështore Mbrëmja e Maturës

Duke ditur se Mbrëmja e Maturës është një ngjarje e veçantë për çdo të ri që përfundon shkollimin e mesëm të lartë dhe që shoqërohet padyshim me kujtime mbresëlënëse, të hënën nxënësit e Gjimnazit “Naim Frashëri” dhe të Shkollës së Mesme Profesionale të Shtimes kanë parakaluar me kostume të llojllojshme nëpër rrugën kryesore të qytetit të Shtimes.

Në të dy anët e rrugës “Tahir Sinani” ishin grumbulluar qindra qytetarë në përcjellje të nxënësve maturantë. Këtë aktivitet e kishin organizuar drejtoritë e dy shkollave të lartshënuara, të përkrahur nga kujdestarët e klasave dhe tërë personelit shkollor. Për mbarëvajtjen dhe sigurinë u përkujdes gjatë gjithë kohës, Policia e Kosovës, me një organizim të shkëlqyeshëm.

Mbrëmja madhështore u zhvillua në ambientet e lokalit afarist “Eleganti” në Lloshkobare të Ferizajt, ku nxënësit kanë kaluar këtë natë të hareshme me një shërbim solid dhe pa asnjë shqetësim. Për shkuarje-ardhje të maturantëve ishte përzgjedhur Ndërmarrja Transportuese “Arbeni”.

Për ta bërë këtë natë sa më të veçantë e të paharrueshme për maturantët, vendosi t’i vizitoi edhe kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, z. Fatmir Rashiti dhe drejtori i Arsimit, z. Hajrullah Ademaj. Me këtë rast, kryetari Ismajli i përshëndeti me një fjalim rasti nxënësit maturantë.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë solemnitetit, të gjithë pjesëmarrësit manifestuan sjellje korrekte dhe shumë dinjitoze.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …