Mazreku: Policia dhe stikerat ulën numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë

Angazhimi i  Policisë së Kosovës, si dhe vendosja e stikerave në xhama të automjeteve ka ulur dukshëm numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku tregon se momentalisht Kosova ka numrin më të ulët të automjeteve të paregjistruara që nga përfundimi i luftës e deri më tash.

“Angazhimi jonë i madh tashmë po jep rezultate konkrete, numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë ka rënë dukshëm” ka thënë drejtori Mazreku.

Sipas tij, angazhimi i madh për ta sjell vendin tonë në këtë pozitë ka qenë hap i domosdoshëm për krijimin e mundësive që Kosova të jetë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.

Drejtori Mazreku gjithashtu ka falënderuar edhe Policinë e Kosovës për angazhimin që këta të fundit e kanë bërë dhe po e bëjmë  në implementimin e ligjeve në fuqi e që kanë ndikuar direkt në uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht numri i automjeteve të paregjistruara në Kosovë është 4,8% nga rreth 30% sa ishte më parë.

Më ketë veprim, në aspektin teknik, Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Byrosë së kartonit të Gjelbër.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …