Mbahen garat e diturisë në nivel komunal në Viti

Janë mbajtur garat e diturisë në të gjitha shkollat fillore në komunën e Vitisë. Në kuadër të shkollave janë mbajtur garat për klasat e pesta, ndërsa në nivel komunal pjesëmarrëse në to ishin nxënësit e klasëve të nënta. Drejtoresha për Arsim në Viti Arta Ajeti, bëri të ditur se përpos lëndëve të përcaktuara, garat janë mbajtur edhe në fushat e artit, duke përfshirë esenë dhe pikturën. SHFMU ” 28 Nëntori” në Vërban u rendit e para në këto gara, vendin e dytë SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti dhe në vendin e tretë u rendit SHFMU ” Halil Alidema” në Pozheran. Ndërsa në garat e fushave të artit, vendin e parë e zuri SHFMU “28 Nëntori” në Vërban. Shpërblimet për ekipet fituese do të ndahen me 7 Mars 2023,në shtëpin e kulturës ‘’Gursel e Bajram Sylejmani’’ në ora 10:00.

Mund të jetë një imazh i 15 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna Malishevë: Thirrje publike për shprehje të Interesit sipas vendimit të Kuvendit nr.02/121