Mbahet Akademi përkujtimore dhe i jepet lamtumira e fundit – Rrahman Zogajt ish punëtorit të SHFMU ”Rifat Berisha” në Berishë

Në Fshatin e Ri iu dha lamtumira e fundit Rrahman Zogaj nga Fshati i Ri, i cili dje në moshën 70 vjeçare ndërroi jetë pas një sëmundje.  Për nder të kontributit të tij jetësor u organizua nga Shkolla një Akademi Përkujtimore. Në këtë Akademi përkujtimore morën pjesë, këshilltari i kryetarit të Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati, z. Rexhep Mazreku, i shoqëruar nga zyrtarët e DKAE-së, profesorë, mësimdhënës, prindër, veteranë të UÇK-së dhe veteranë të arsimit, bashkëpuntorë e shumë qytetarë nga komuna e jonë dhe më gjerë. Këshilltari I kryetarit, z. Mazreku  në emër të Komunës së Malishevës shprehu mirënjohjen për veprën e tij jetësore duke vlerësuar kontributin  e tij dhe punën e tij  në institucionet arsimore, veprimtarinë e pandalshme për realizimin e shumë aksioneve për shkollimin e të rinjve dhe bërjen e kushteve për vijueshmëri të rregullt të nxënësve nga fshatrat  përreth, e gjithashtu për kontributin në luftën e lavdishme të UÇK-së, ku Rrahman Zogaj ishte aktiv së bashku me vajzën e tij infermiere. Ai tha se Rrahmanin do ta kujtojmë për sinqeritetin e tij, energjinë për punë, dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë për të mirën e vendit dhe atdheut të tij. Një fjalë përkujtimore e mbajti edhe drejtori i shkollës Eshref Berisha i cili pasqyroi në pika të shkurta kujtimet për ish kolegun Rrahman Zogaj. E kemi të vështirë sot të ndahemi nga ishkolegu i ynë, i cili ishte një shok i vërtet, i sinqert, i palodhur dhe i gatshëm të bashkëpunon çdo herë për të mirën e shkollës dhe komunitetit. Pas Akademisë përkujtimore, varrimi i tij u bë në orën 14, në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë bashkëpuntorë, mësimdhënës, prindër, nxënës, veteranë të  UÇK-së, pjesëtar të FSK-së, veterantë të arsimit dhe veprimtarë të shumtë nga komuna e Malishevës dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …