Në përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është mbajtur Akademia përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Në fjalën e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e çmoi lartë jetën dhe veprën e pesë heronjve që u përkujtuan sot. Ai tha se këta zgjodhën altarin e lirisë dhe nuk e lanë për asnjë moment njeri tjetrin por shkuan së bashku në përjetësi. Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se është e vështirë që për pak minuta të përshkruhet jeta dhe sakrifica e tyre. Lufta jonë për liri ka kërkuar shumë mund, sakrifica por edhe gjak. Në atë kohë pozicionet tona në Rahavec, këta dëshmorë donin t’i rikthenin në pozicione luftarake. Dëshmorët e kombit e ëndërruan Kosovën e lirë ndryshe, tha ai. Në emër të bashkëluftëtarëve të Zonës Operative të Pashtrakut foli kryetari i komunës se Rahavecit Smajl Latifi i cili i përshkroi betejat e UÇK-së. 20 vjet me parë trimat tanë u ndeshen me forcat kriminele armike. Ata vetëdijshëm hynë në luftë, Toni e Mici donin që pasardhësit e tyre të rritën të lirë e në Kosovën e pavarur. Humbja ishte e madhe por kombi fitoi. Nga Zona Operative e Shalës, Safet Hasani theksoi se çdo nëntor më kujtohet Opterusha, lufta e saj e cila i mori më të mirët. Ata luftuan në Drenicë, Shalë e Artakoll, tha ai. Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmëve iu drejtua Ermal Mullabazi, djali i dëshmorit Selajdin Mullabazi, i cili tha se jam krenar qe jam djalë dëshmori. Ne 20 vjetorin e rënies kujtojmë me pietet këta dëshmorë që ranë. Pa gjakun e tyre ne sot nuk do të ishim këtu, u shpreh ai. Pastaj Akademia ka vazhduar me pjesën artistike.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …