leoni

Mbahet debat në ambient të hapur me banorët e lagjes së Pajtimit

Në oborrin e shkollës “Emin Duraku” në Lagje të Pajtimit të komunës së Shtimes nga Lëvizja FOL është mbajtur debati publik në formatin “FOL Hapur”. Ky debat është udhëhequr nga drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, z. Petrit Zogaj, i cili ka bashkëbiseduar me kryetarin e komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli. Me këtë rast, është diskutuar me banorët e fshatit Lagje e Pajtimit rreth problemeve dhe nevojave që ata kanë për investime, gjithashtu është diskutuar edhe për mundësitë që ka Komuna e Shtimes të investoj në këtë fshat gjatë këtij viti apo në vitin e ardhshëm.

Nga Lëvizja FOL, në komunën e Shtimes, janë përzgjedhur katër fshatrat me numrin më të madh të banorëve (Godanc i Epërm, Petrovë, Lagje e Pajtimit dhe Reçak), ku për bazë janë marrë investimet e bëra nga Komuna gjatë dy viteve të kaluara duke i krahasuar ato me kërkesat e banorëve. Sipas Lëvizjes FOL, të dhënat janë marrë përmes kryetarëve të fshatrave përkatëse. Në këtë debat të organizuar nga Lëvizja FOL, sot u diskutua vetëm për Lagje të Pajtimit, meqë sipas organizatorit nuk ka premtuar koha, por pritet në të ardhmen të diskutohet edhe për fshatrat tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …