Me qëllim të diskutimit për një dokument të rëndësishëm siç është Korniza Afatmesme Buxhetore komunale 2022-2024, i cili tregon për orientimin dhe ndarjen e parasë publike e të taksave të qytetarëve në prioritete dhe objektiva në interes të tyre, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar banorët e fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Kryetari Latifi ju ka thënë banorëve se përveçse bashkëbisedimit, ne po dëgjojmë kërkesa e shqetësime legjitime, që synojmë t’i përfshijmë në planin tonë të punës për vitin 2022. Do të vazhdojmë edhe me më shumë përkushtim dhe punë të dobishme për qytetarët e komunës sonë! Ju tha kryetari Latifi banorëve.