Mbahet dëgjim publik për buxhetin e vitit 2021 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Çifllak, Polluzhë, Dobidol, Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor të komunës së Rahovecit

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit të kryesuar nga Afrim Dina, kanë vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2021 dhe KAB-in për vitet 2022-2024 me banor të fshatrave Çifllak, Polluzhë, Dobidol, Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor. Kryesuesi i KPF-së Afrim Dina ka thënë se siç edhe jeni të informuar ne së bashku me  anëtarët tjerë të KPF-së, jemi këtu që të marrim kërkesat që ju keni dhe se sipas mundësive buxhetore që ka komuna të hynë në buxhetin e vitit 2022. Ju njoftoj se buxheti i komunës për vitin 2022 për investime kapitale është 4 milion e 922 mijë e 147 euro. Kërkesat e fshatit Çifllak i ka paraqitur Sali Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit dhe sipas tij këto janë kërkesat: Renovimi i objektit të shkollës fillore, asfaltimi i rrugës kryesore, kubëzimi i rrugëve, mbjellja e drunjve dekorativ, rregullimi i kanalizimit në lagjen Murselaj, rregullimi i ujit të pijes dhe rregullimi i rrugëve fushore. Jonuz Hoti, kryetar i këshillit të fshatit Polluzhë i ka paraqitur kërkesat e fshatit të tij, kërkesat sipas tij janë këto: Rregullimi i kanalizimit, rregullimi i rrugëve fushore, rregullimi i urës-Sarosh, rregullimi i trotuareve. Kryetari i këshillit të fshatit Dobidol, Kujtim Sopjani i ka paraqitur kërkesat e këtij fshati, sipas tij këto janë kërkesat: Rregullimi i rrugëve fushore, hapja e kanaleve të ujrave, rregullimi i kanalit të kullimit-para objektit të shkollës, rrethimi i shkollës, rregullimi i trotuareve, menaxhimi i mbeturinave, rregullimi i kanalizimit dhe mbrojtja e pronës komunale. Kurse kërkesat e fshatit Guri i Kuq i ka paraqitur Faton Fetahaj, kryetar i këshillit të këtij fshati, sipas tij këto janë kërkesat: Kubëzimi i rrugëve, rregullimi i trotuareve, rregullimi i rrugëve fushore-Sarosh rregullimi i një parku, rregullimi i një grope septike dhe rregullimi i oborrit të shkollës. Kujtim Rexhepi, kryetar i këshillit të fshatit Mrasor i ka paraqitur kërkesat e fshatit të tij: Rregullimi i ujit të pijes, rregullimi i kanalizimit, rregullimi i një fushe të sportit dhe rregullimi i parkut. Kryetari i këshillit të fshatit Kramovik, Binak Berisha i ka paraqitur kërkesat e fshatit të tij: Vazhdimi i projektit të ndriçimit publik, kubëzimi i rrugëve, rregullimi i trotuareve, rregullimi i rrugëve fushore, rregullimi i shtratit të prrojeve, rregullimi i ujit të pijes, rregullimi i rrethojave të oborrit të shkollës, subvencionimi i bujqve dhe rregullimi i tensionit të rrymës.

Dëgjimet buxhetore vazhdojnë sot në këto fshatra:

Fortesë, Sapniq Pataqan i Ulët dhe Pataqan i Epërm nga ora 19:00.

Vendi: SHFMU “Liria”, fshati Fortesë.

Xërxë nga ora 20:00.

Vendi: Shtëpia e Kulturës, fshati Xërxë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …