Mbahet dëgjimi i tretë dhe i katërt publik me banorët e fshatrave Seçishtë dhe Gorancë lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024

Komuna e Hanit të Elezit ka vazhduar me takimin e tretë dhe të katërt publik lidhur me Planifikimet Buxhetore për vitet 2022-2024 me banorët e fshatit Seçishtë dhe Gorancë. Në fillim Shabi Rexhallari, Drejtor për Buxhet dhe Financa e bëri një prezantim të shkurtër mbi planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024 për komunën e Hanit të Elezit të ndarë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sipas kufijve final buxhetor, ku theksoi se buxheti për vitin fiskal 2022 do të jetë në lartësi prej 2,759,758€, ndërsa parashikimet buxhetore për vitet 2023 do të jetë në lartësi prej 2,903,855€, respektivisht për vitin 2024 do të jetë në lartësi prej 3,039,398€. Nga ky buxhet që kemi për vitin 2022, shpërndarja është sipas pesë (5) kategorive ekonomike të shpenzimeve dhe atë si vijon: në paga dhe shtesa kemi 1,756,083€, për mallra dhe shërbime kemi 385,975€, për shpenzime komunale kemi 67,700€, për subvencione dhe transfere kemi 80,000€, si dhe për investime kapitale buxheti do të jetë në shumë prej 470,000€. Ndërkaq ai tha që buxheti për vitin 2022 në krahasim me vitin 2021 do të jetë më i madh për 239,592€ apo për 9.51%. Pas fjalimit të Drejtorit të Financave, iu dha fjala edhe Kryesuesit të Kuvendit Qamush Brava, ku ai tregoi edhe procedurat e legjislativit dhe sqaroi se ekzekutivi pasi t’i merr kërkesat buxhetore nga dëgjimet buxhetore i dërgon në kuvend dhe më pastaj këshilltarët komunal i shqyrtojnë dhe i miratojmë në bazë të vlerësimit të bërë nga ekzekutivi i komunës deri para datës 30 shtator 2021. Nga takimet e mbajtura, banorët nga fshati Seçishtë, Rezhancë dhe Gorancë, parashtruan kërkesat e tyre buxhetore që kanë të bëjnë me infrastrukturë si: rregullim të kanalizimeve atmosferike dhe fekale, rregullim dhe rihapje të disa rrugëve, rregullim të kanaleve të ujitjes, ndërtimin e mureve mbrojtëse, rregullim të rrethojës dhe parkingut të shkollës, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …