Mbahet dëgjimi i pestë publik me qytetarë për planifikimin e buxhetit 2017- 2019

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka mbajtur  dëgjimin  publik  të radhës, me banorët e fshatrave  të komunës së  Mitrovicës për buxhetin e vitit 2017, ku pati pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve.

Përfaqësuesit e Komunës kanë paraqitur para qytetarëve planin për Buxhetin e vitit 2017, ndërkaq  këta të fundit kanë paraqitur shumë kërkesa për investime të ndryshme në  fshatrat e komunës  së Mitrovicës.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Nysret Maxhera, është zotuar se do të merren parasysh kërkesat e qytetarëve, në mënyrë që të dalë një buxhet më i mirë dhe në interes të qytetarëve, e që përkthehet me investime të shumta në të gjitha lëmit.

Në këtë takim u diskutua kryesisht  për identifikimin e kërkesave të qytetarëve për investime kapitele dhe subvencione për planifikimin e buxhetit 2017.

Kryetarët e Këshillave të lagjeve, lokaliteteve dhe fshatrave të Komunës së  Mitrovicës, kërkuan që në shumë fshatra të bëhet rregullimi i rrugëve dhe trotuareve, ndriçimi i tyre, ndërtimi i objekteve të reja shkollore, zgjidhja e problemit të transportit për nxënës të disa fshatrave, pastaj rregullimi i kanalizimit dhe ujësjellësit si dhe zgjidhja e problemit të mbeturinave në Koshtovë.

Ky ka qenë dëgjimi i pestë për planifikimin e buxhetit, ndërsa Komuna do të zhvillojë edhe dëgjime të tjera publike në ditët në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …