Mbahet Diskutimi Publik për Qarkoren Buxhetore 2023/01 – Granti për Arsim

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit, u mbajt sot Diskutimi Publik për Qarkoren Buxhetore 2023/01 – Granti për Arsim. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj, në praninë e drejtorit për Arsim, Bekim Vishaj, drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, asambleistëve, drejtorëve të shkollave, zyrtarëve komunal e qytetarë të tjerë. Sipas Qarkores së parë Buxhetore, shuma e paraparë nga Ministria e Grantit për Arsim është 3.781.507 euro, këto të dhëna i paraqiti drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, dhe në bazë të këtij buxheti të paraparë për arsim, vazhdoj diskutimi me vërejtje dhe sugjerime nga ana e të pranishmëve, ku qëllimi kryesor është ndarja sa më e arsyeshme dhe hartimi i planeve dhe politikave në të mirë të ngritjes së cilësisë dhe nivelit të arsimit në komunën tonë. Drejtori Vishaj në fjalën e tij tregoi për gjendjen dhe ecurinë e procesit mësimor në shkollat e komunës tonë si dhe problemet me të cilat ballafaqohen shkollat tona! Propozimet, sugjerimet dhe vërejtjet mund të paraqiten në zyrën e drejtorit për Arsim, gjithashtu komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: [email protected]/.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …