Mbahet e mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në Rahovec është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2025 e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.  Mbledhjen e kryesoi kryetari i komunës, njëherit edhe kryesuesi i mbledhjes, z. Smajl Latifi. Duke i përshëndetur të gjithë të pranishmit, ai theksoi se situata e përgjithshme ne Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së.

Në përgjithësi në këtë mbledhje u shtjelluan këto çështje:

Trajtimi i qenve endacakë;

Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në Komunën e Rahovecit;

Rëndësia e promovimit të bashkëpunimit ndëretnik, multikulturor dhe ndërfetar;

Përdorimi i substancave narkotike dhe mbajtja e mjeteve të rrezikshme;

Mbrojtja e ambientit në komunën e Rahovecit;

Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;

Niveli i sigurisë në shkolla;

Parandalimi i dhunës në familje;

Përpjekja intenzive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë – siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore.

Komandanti i Stacionit Policor – Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, me statistika si në vijim:

77 vepra penale, prej tyre 7 incidente jopenale, 11 raste vjedhje, 5 raste me para falco, 3 raste të asgjësimit të pasurisë, 2 raste armëmbajtje pa leje dhe 6 raste të dhunës në familje.

Gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 24 persona – prej tyre 17 persona në mbajtje 24 orë.

Sa i përket sigurisë në komunikacion: Janë dhënë 1381 gjoba në komunikacion rrugor.

Prej tyre, 58 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patent shofer, 20 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 186 gjoba për parkingje joadekuate, 4 gjoba për prishtje të rendit dhe qetësisë publike dhe janë shqiptuar 16 gjoba me konfiskim të patent shoferit.

Nga shkollat e komunës së Rahovecit janë realizuar 2 raste: një rast sulm dhe një rast asgjësim i pasurisë.

Në fund të mbledhjes, kryetari falënderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka uruar gjithë shqiptarët gjithandej të besimit islam …