Mbahet Forumi Konusultativ IPA II 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Maqedonisë së Veriut, këtë të mërkurë kanë mbajtur Forumin Konsultativ IPA II në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës.  Në këtë forum ka marr pjesë, kryetarët e të gjitha komunave në nivel vendi, por edhe   nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, i shoqëruar edhe nga zëdhënësi i komunës Selim Marevci. Hapjen zyrtare të këtij forumi e ka bërë ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Elber Krasniqi, i cili ka thënë se këto takime dhe bashkëpunime në mes vendeve fqinjë kanë rëndësi shumë të madhe për gjithë vendin. Në këtë takim janë diskutuar edhe mundësitë e implementimit të projekteve në fushën e turizmit dhe ambientit, ndërsa është thënë se problemat me të cilat ballafaqohen këto dy vende fqinjë të shndërrohen në ide dhe ato të implementohen përmes projekteve. Në kuadër të projekteve IPA II përfituese e këtij projekti ka qenë edhe Komuna e Ferizajt. U tha se deri më tani janë realizuar 14 projekte përmes programi IPA II, ndërsa shumë shpejt do të bëhet edhe thirrja për projekte të këtij programi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …