Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë si dhe drejtues të kompanive nga vendi dhe diaspora dhe donator po bisedojnë për “Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë – Shqipëri”. Pjesëmarrësit në këtë konferencë po diskutojnë për objektivat strategjike për sektorët e energjisë dhe të minierave, projektet strategjike me interes të përbashkët, metodat e financimeve, etj. Në fund të punimeve, forumi do të dalë me konkluzione për mundësitë që ofron ky sektor, hapat që duhet të ndërmarrin institucionet për stimulimin e tij dhe rolin e sektorit privat, me qëllim të promovimit të ideve inovative dhe krijimin e vendeve të reja të punës, thuhet në njoftim. Ekspoforumi është bashkë organizim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Diasporës, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë dhe Konfindustrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …