Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë organizon sot konferencën regjionale “Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike”. Pas përfundimit të seancës solemne të hapjes së konferencës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektori i James Madison University, Jonathan R. Alger do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. Konferenca do të mbledh përfaqësues lokal dhe ndërkombëtar, përfshirë rektorë, drejtorë të arsimit të lartë, dekanë, profesorë, partnerë ndërkombëtar, organizata studentore dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …