Mbahet konferencë me rastin e 75 vjetorit të arsimit shqip në Komunën e Suharekës

Komuna e Suharekës dhe Shoqata e veteranëve të arsimit të kësaj Komune,  me rastin e shënimit të 75 vjetorit të arsimit shqip në Komunën e Suharekës, do të organizojnë Konferencë  me temë: “Rrugëtimi i arsimit shqip në Suharekë”, ku do të flitet për rriten dhe zhvillimin e arsimit shqip prej vitit 1941 e deri më tani. Në takimin e Këshillit Organizativ, u fol për përgatitjet që janë bërë deri dhe për punët tjera që kanë mbetur deri në mbajtjen e kësaj Konference. Sipas programit që ka paraparë Këshilli Organizativ, në Konferencë do të ftohen emra të njohur të veteranëve të arsimit, përfaqësues të MASHT-it, LASH-it nxënës të  arsimit të hershëm shqip dhe veprimtarë e historian. Për 10 emrat që lanë gjurmë në arsimin shqip në Komunën e Suharekës do të jepen Mirënjohje nga organizatori, 4 prej të cilëve nderohen post  mortum. Konferenca: “Rrugëtimi i arsimit shqip në Suharekë” do të organizohet me 24 nëntor 2016, në Bibliotekën e qytetit, ku janë të ftuar mbi 150 pjesëmarrës dhe fillon në ora 10.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …