Mbahet konsultim publik në kuadër të zbatimit të Agjendës së Kontratës Sociale

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj është organizuar konsultimi publik ne kuadër të zbatimit të Agjendës së Kontratës Sociale, me ç’rast janë diskutuar dy çështje: Avancimi i hapësirave shkollore dhe pajisja me mjete për dy shkollat- Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” si dhe për shkollën e mjekësisë “Elena Gjika” si dhe çështja e dytë kishte të bënte me hapësirat dhe mjetet më adekuate për organizatën “Handikos”.

Në hapjen e këtyre dy konsultimeve publike Albion Sherifi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se këto konsultime kanë një rëndësi shumë të madhe me vet faktin se tashmë edhe po prioritizohen.

Në këto konsultime publike janë bërë edhe prezantimet e punës së qytetarëve përgjatë muajve të fundit pas nënshkrimit të zotimit të Agjendës së Kontratës Sociale me përfaqësuesit e grupeve punues.

Në këtë konsultim publik të pranishmit kanë thënë se këto projekte janë shumë të rëndësishme për ta dhe në një mënyrë ju ndihmojnë që të realizoje edhe idetë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi Iniciues për Themelimin e Këshillit Publiko-Privat në Viti për nxitjen e investimeve Lokale

Në Viti u mbajt sot takimi iniciues për themelimin e Këshillit Publiko-Privat, një iniciativë që …