Është mbajtur konsultimi publik me qytetarë për Draft-Projekt Planin e Punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2022. Baza ligjore për mbajtjen e këtij konsultimi është në Nenin 6 pika 1.1 të Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna. Haziz Krasniqi, zyrtar për Informim në Komunën e Rahovecit tha se njoftimet publike janë bërë me kohë për mbajtjen e konsultimit publik me qytetarë për Draft-Projekt Planin e Punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2022. Njoftimet janë publikuar në uebfaqen zyrtare të komunës dhe në rrjetin social, njoftimet u janë dërguar edhe kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe lagjeve përmes rrjeteve sociale Viber dhe WhastApp, po ashtu njoftimi është publikuar edhe në Platformën për Konsultime publike. Mbajtjen e konsultimit publik me qytetarë për Draft-Projekt Planin e Punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2022, jemi të obliguar ta mbajmë duke u bazuar në Nenin 6 pika 1.1 të Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në komuna. Nga ju që jeni prezent dhe nga qytetarët tjerë presim komentet lidhur me këtë dokument pasi që ky dokument është në konsultim publik nga 15.10.2021 deri me 15.11.2021, ka thënë Krasniqi zyrtari për Informim. Kurse qytetarët që ishin të pranishëm në konsultim publik u shprehen se kjo është një praktikë e mirë e mbajtjes së konsultimit publik dhe se komentet lidhur me Draft-Projekt Planin e Punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2022, do t’i bëjmë në mënyrë elektronike te zyrtarët përgjegjës të Komunës së Rahovecit.