Mbahet konsultim publik për Projekt-buxhetin e komunës së Rahovecit  për vitin vijues 2022

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën organizim të Komitetit për Politikë dhe Financa, është mbajtur konsultim publik për Projekt-buxhetin e komunës së Rahovecit  për vitin vijues 2022. Hapjen e konsultimit publik e bëri kryesuesi i Kuvendit Komunal dhe njëherit kryesues i KPF-së Afrim Dina i cili ka thënë se jemi në këtë konsultim publik me ju të nderuar qytetarë që të plotësojmë edhe një kriter të cilin na obligojnë edhe ligji për financa publike dhe udhëzimi administrativ për konsultime publike në komuna. “Ju njoftoj se e kemi përgatitur edhe kalendarin për dëgjime publike dhe se nga 05.07.2021 do të nisim takimet me ju dhe përmes atyre takimeve ne do ti marrim kërkesat tuaja duke i renditur edhe sipas prioriteteve që ju keni dhe më pas ato kërkesa të hynë në buxhetin e vitit 2022. Siç mund të shihni para vetës e keni edhe një dokument i cili ka të bëjë me Kornizën Afatmesme Buxhetore i komunës së Rahovecit i përgatitur nga drejtoria për Buxhet dhe Financa”, ka thënë kryesuesi Dina. Kurse, Afrim Limani drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka folur për ndarjet buxhetore dhe buxhetin e vitit 2022 duke thënë se buxheti për vitin 2022 është 15 milion e 53 mijë e 630 euro. Qytetarët pjesëmarrës në këtë konsultim publik thanë se kërkesat e renditura edhe në prioritete, do ti protokollojnë dhe do ti dorëzojnë tek kryesuesi i kuvendit duke besuar se kërkesat e tyre do të hynë në buxhetin e vitit 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …