leoni

Mbahet Konsultim Publik për Projektplanin Lokal të veprimit për Biodiversitetin në Komunën e Rahovecit 2023-2027

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, u mbajt konsultimi publik me qytetarë për të diskutuar Planin Lokal të Veprimit për Biodiversitet 2023-2027, të organizuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit. Në këtë konsultim kanë marrë pjesë, Drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Albnor Mullabazi, Grupi Punues i Hartimit të PLVB-së, organizatat jo-qeveritare, ekspertë të fushave të ndryshme dhe qytetarë. Drejtori Mullabazi, në fjalën hyrëse ka falënderuar të pranishmit dhe grupin punues që kanë kontribuar në hartimin e këtij plani dhe ka vlerësuar se me hartimin dhe miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Biodiversitet, do të definohen veprimet për mbrojtjen e biodiversitetit në nivel lokal. Të pranishmit kanë dhënë komentet dhe vërejtjet e tyre lidhur me Planin Lokal të Veprimit për Biodiversitet, për periudhën pesë vjeçare, 2023-2027.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …