Mbahet Konsultimi Publik për Draft Rregulloren për Përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar në komunën e Deçanit.
Rregullorja ka për qëllim motivimin e mësimdhënësve në drejtim të avancimit të punës së tyre në procesin edukativo-arsimor, kryerjen e detyrave me përkushtim dhe shtimin e angazhimit të tyre për arritjen e pritshmërive dhe përmbushjen e objektivave.