Mbahet konsultimi publik për projekt-rregulloren e brendshme për menaxhimin e pasurisë jofinanciare në komunën e Ferizajt

 Sot është mbajtur konsultimi publik për projekt-rregulloren e brendshme për menaxhimin e pasurisë jofinanciare në komunën e Ferizajt. Hapjen e këtij konsultimi e bëri drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, e cila të pranishmit i ka njoftuar në lidhje me këtë rregullore. Ajo ka thënë se qëllimi i kësaj rregulle,  është plotësimi dhe zbatimi i kontrollit të brendshëm në organizatën buxhetore përmes të cilit mundësohet evidentimi, regjistrimi dhe zotërimi i listës se pasurisë jo financiare të organizatës buxhetore. “Objektivi i Organizatës Buxhetore është mbajtja e një regjistri të plotë të pasurisë publike të cilën e ka në përgjegjësi dhe të kujdeset për mirëmbajtjen, ruajtjen nga dëmtimi, humbjen etj. Ndërsa llojet e pasurisë jo-financiare janë; Pasuria kapitale, mbi 1,000 euro regjistrohet në SIMFK si dhe Pasuria jo-kapitale, nën 1,000 euro regjistrohet në sistemin”E-pasuria”, është shprehur drejtorja Sadiku. Në këtë konsultim publik kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Kuvendit të Komunës, por edhe zyrtarë komunal të cilët u interesuan në lidhje me këtë rregullore të menaxhimit të pasurisë jo financiare.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …