Mbahet konsultimi publik për Projekt- Rregulloren e Punës së Teatrit “Adriana”

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur konsultim publik për Projekt- Rregulloren e Punës së Teatrit “Adriana”. Të pranishmit në këtë konsultim publik në lidhje me këtë projekt-rregullore i ka njoftuar Albion Sherifi, shef i Kabinetit të Kryetar të Komunës së Ferizajt si dhe anëtarë i këshillit drejtues të teatrit në Ferizajt. Ai ka thënë se kjo projekte-rregullore është hartuar nga këshilli drejtues i teatrit të qytetit “Adriana” në Ferizaj, në mënyrë që këtu te ketë një rregull të punës së këtij teatri. Sipas tij kjo është një projekt-rregullore që po bëhet për herë të parë në qytetin e Ferizajt. Pas sqarimit të kësaj projekt-rregullore, aktorët që ishin prezent, në këtë takim kanë dhënë vërejtjet, por edhe sugjerimet e tyre në mënyrë që kjo rregullore të jetë sa më e kompletuar. Kjo projekt-rregullore do të dal për miratim në mbledhjen e muajit nëntor për miratim nga ana e Kuvendit të Komunës.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …