Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe organizata Admovere kanë përkujtuar sot protestën e 1 tetorit të vitit 1997, duke realizuar një marsh nga ish-ndërtesa e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, deri të Kampusi i sotëm i UP-së. Marshi u realizua në nderim te të gjitha familjeve që mundësuan arsimin në shtëpitë e tyre private në kohën kur mësimi shqipo ndalohej nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. 22 vjet më parë, atëkohë Lëvizja Studentore organizoi protestë për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia, duke kërkuar kthimin e studentëve në objektet universitare prej ky ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit. Atë kohë, shtëpia e Xhevdet Shoshit ishte ndërtesa ku vepronte Rektorati i Universitetit të Prishtinës. Sot, 22 vjet më vonë, pronari i shtëpisë ka dalur në rrugën e marshit, pranë shtëpisë së tij në Velani, për të kujtuar kohën kur regjimi serb i kishte shpërndarë dhunshëm. Ai tregon se Velania ishte e mbushur me policë atë ditë nga njësitë policore që kishin ardhur nga Beogradi. Protesta paqësore e studentëve më 1 tetor të vitit 1997, e prirë nga rektori tashmë i ndjerë, Ejup Statovci, Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi e Muhamet Mavraj, ishte shpërndarë me dhunë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …