Mbahet marsh sensibilizues kundër kancerit të gjirit me moton “Zbulimi i hershem, mbijetesë”

Nga Qendra Kryesore  e Mjekësisë Familjare në Ferizaj,  është mbajtur marsh me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë që kanë kontrollet e shpeshta dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit. Ky marsh është mbajtur me moton “Zbulimi i hershëm, mbijetesë”. Ky organizim është mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, ndërkaq kontribut te veçantë në realizimin e këtij aktiviteti ka dhënë edhe grupi i grave të Kuvendit të Komunës së Ferizajt. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ka thënë se këto marshe po mbahen me të vetmin qëllim që të bëhet një ndërgjegjësim sa më i madh tek grat. Mimoza Sojeva-Pajaziti kryesuese e grupit të grave të Kuvendit të Komunës ka kërkuar që të gjitha gratë të kenë ma shumë kontrolla në mënyre që të shpëtohen sa më shumë jetë.  Ajo poashtu ka kërkuar që pacientët e prekur me kancer në gji,  të përkrahen më shumë nga institucionet shtetërore. E nga ana tjetër drejtorja e QKMF-së Nadire Imeri, ka folur për procedurat e mamografisë, por edhe për terminet e mundshme që mund të bëjnë gratë. Ndryshe Tetori është  muaji  i sensibilizimit për kancerin e gjirit.

May be an image of 4 people, blonde hair and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Malishevës për nder të 28 Nëntorit do të organizoj aktivitete të shumta

Me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit, Komuna e Malishevës nën përkujdesjen e …