Mbahet mbledhja e 11-të e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës

Sot, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, e kryesuar nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. Në këtë mbledhje, kryetari Kastrati i ka informuar drejtorët lidhur me angazhimet e tij gjatë kësaj jave. Konkretisht ka folur mbi rëndësinë e formimit të Task Forcës, që do kryesohet nga nënkryetari Vesel Krasniqi, që ka të bëj me përmirësimin e furnizimit me ujë të pijes dhe mirëmbajtjen e mjedisit, si dhe për aktivitete tjera me interes për qytetarët. Gjithashtu, në këtë mbledhje, gjithë drejtorët e pranishëm kanë raportuar lidhur me realizimin e planifikimeve javore të Drejtorive përkatëse. Në fund, kryetari Kastrati ka kërkuar nga drejtorët një angazhim maksimal në realizimin e planeve të punës, si dhe u ka shprehur gjithë gatishmërinë e tij për të qenë në përkrahje të tyre, me qëllim të jetësimit të projekteve me interes për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …