Mbahet mbledhja e 34-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Nën drejtimin e kryesuesit, Bislim Imeri  dhe në prani të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri  dhe  bashkëpunëtorëve të tij, është mbajtur mbledhja e 34-të e rregullt e Kuvendit të Komunës, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës, që më parë kishin qenë temë diskutimi në mbledhjen e KPF.

Në seancën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, anëtarët miratuan deklaratën më të cilën dënuan ngjarjet e fundit në Komunën e Mitrovicës, e cila kaloi si pikë e gjashtë e rendit të ditës, ndërsa  të gjitha pikat tjera të rendit të ditës që u shqyrtuan, u aprovuan me shumicë votash.

Në deklaratën e miratuar, Kuvendi i Komunës dënon çdo akt dhune ndaj personave fizik, ndaj pronës private dhe institucioneve, andaj Kuvendi i Komunëssë Mitrovicës apelon tek qytetarët për maturi dhe në të njëjtën kohë nga organet kompetente të sigurisë kërkohet të jenë sa më efektive në punën e tyre.

Në këtë seancë është miratuar në parim; Draft- rregullorja për hapjen e kutive të ankesave; Draft – rregullorja për procedurat dhe kriteret e vendosjes së përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve; Propozim- vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale Operatorit Ekonomik “Lin Projekt” SHPK dhe “Arjeta Group” SHPK për ndërtimin e kompleksit të pishinave olimpike.

Këshilltarët aprovuan  edhe Propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit të Kuvendit të Komunës NR.02/06-44690/6  dt.29.06.2016  për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme  të Komunës – Qendra tregtare në Mitrovicë; Propozim- vendimi për ndryshim të vendimit të Kuvendit Komunal Nr.02/06-2441/8 dt.03.02.2014 për formimin e Komisionit Statutar; Planin për integritet 2016-2018.

Në përfundim të seancës janë dhe diskutuar edhe pikat e fundit të rendit të ditës; Raporti për dëgjimet buxhetore me qytetarët për planifikimin e buxhetit të vitit 2017-2019 dhe parashikimet për vitet 2018-2019; Raporti financiar janar-qershor 2016; Raport i Komisionit për monitorimin dhe realizimin e korrje-shirjeve; Raporti i Drejtorisë së Prokurimit për periudhën janar-qershor 2016 ; Raporti i punës së DA-së për periudhën tetor 2015 – maj 2016 dhe Raporti i NJAB lidhur me rekrutimin e personelit në DA për vitin 2015; Raporti i auditorëve të pavarur për pasqyrat financiare të Kompanisë Rajonale të Pastrimit “Uniteti” SHA; Rekomandim i Komitetit Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për largimin e anëtarit të këtij komiteti z. Agan Asllani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …