Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, e cila është kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Vesel Krasniqi.
Në këtë mbledhje, drejtorët kanë raportuar lidhur me aktivitetet javore që kanë realizuar secila nga drejtoritë përkatëse.
Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar rreth përgatitjeve për shënimin e 31 Marsit – Masakrës së Burimit, si dhe për përgatitjet finale për fillimin e Muajit të Pastrimit të Ambientit, që Komuna e Malishevës në bashkëpunim me institucionet tjera lokale, ka planifikuar që i gjithë muaji Prill t’i kushtohet pastrimit të ambientit në tërë territorin tonë.
Gjithashtu, një temë tjetër dhe me interes për qytetarët tanë për të cilën u diskutua gjatë këtij takim të Këshillit të Drejtorëve, ishte edhe aktivizimi i Shtabit për Parandalimin e Etheve Hemoragjike (Krimeve Kongo), si dhe ndërmarrja e hapave të nevojshëm për fillimin sa më parë të procesit të dezinsektimit.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe për situatën pandemike, për të cilën u tha se, aktualisht është normale dhe me raste të pakta ditore, të qytetarëve të infektuar.