Mbahet mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Rahovecit, sot ka mbajtur mbledhjen e dymbëdhjetë dhe të fundit për vitin 2020, në mbledhje janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Mbledhja është mbajtur në sallën e mbledhjeve të Këshillit Komunal të Drejtorëve pasi që salla e mbledhjeve të Kuvendit është duke u rinovuar. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika:

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpalljen “Qytetar Nderi” Gjeneralin Ton van Loon;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2021;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2021;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të komisionit për emërtimin e rrugëve, shesheve lagjeve urbane rreth emërtimeve e reja;

– Shqyrtimi Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronë private;

– Shqyrtimi dhe marrja e vendimit për dalje në debat publik të Draft rregullores komunale për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Rahovecit;

– Shqyrtimi i Planit vjetor të prokurimit për vitin 2021;

– Shqyrtimi i realizimit të planit të punës për vitin 2020 të Auditorit të Brendshëm, si dhe shqyrtimi i planti të punës për vitin 2021;

– Shqyrtimi i Raportit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2020 dhe

– Informatë e hollësishme lidhur me ndërtimin e sheshit të qytetit në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …