Mbahet mbledhja e dymbëdhjetë rregullt dhe e fundit e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2019

Është mbajtur mbledhja e rregullt e dymbëdhjetë dhe e fundit për vitin 2019 e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Afrim Dina, në bazë të nenit 43 paragrafi 1, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03./L-040 dhe Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005 më datë: 29.03.2017. Fillimisht u vërtetua se në mbledhje të pranishëm ishin të gjithë këshilltarët e Kuvendit. Me këtë u konstatua se ekziston kuorumi për punë dhe vendimmarrje. Në mbledhje të pranishëm ishin edhe Smajl Latifi Kryetar i Komunës, Fatmir Iska Nënkryetar i Komunës, drejtorët e Drejtorive të Komunës, zyrtar komunal,  LMT-Kfori Austriak, Zyra e OSBE-së dhe disa përfaqësues të mjeteve të informimit. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja paraprake dhe miratimit të rendit të ditës, mbledhja vazhdoi me pyetjet dhe ngritjen e çështjeve të ndryshme nga ana e kuvendarëve. Pas pyetjeve të shumta të kuvendarëve dhe diskutimit për çështje të ndryshme të Komunës, u shqyrtuan dhe u aprovuan këto pika të rendit të ditës:

  • Shqyrtimi i Raportit rreth aktiviteteve të KKSB-së për vitin 2019,

  • Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Veprimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2020,

  • Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit paraprak për shpalljen e interesit të përgjithshëm për Hapjen e rrugës publike në Z.K – Xërxë,

  • Shqyrtimi i Raportit të punës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019,

  • Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit për vitin 2020,

  • Shqyrtimi i Raportit mbi realizimin e Planit për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i Planit të punës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2020,

  • Shqyrtimi i Raportit mbi realizimin e Planit për vitin 2019 si dhe informatë mbi Planin vjetor të Zyrës së Prokurimit publik për vitin 2020,

  • Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit për vënien në debat publik të Planit Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024,

  • Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit për vënien në debat publik të Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë 2019-2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …