Mbahet mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Rahovecit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Rahovecit, ku u tha se situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës është e qetë dhe stabile, ndërsa gjendja e pandemisë është nën kontrollë dhe se qytetarët po vazhdojnë të vaksinohen. Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid-19- Kryetari njëherët edhe kryesues i KKSB-së, Smajl Latifi, ka thënë se situata me pandemi në komunën e Rahovecit është nën kontrollë dhe se qytetarët janë duke vazhduar të vaksinohen. “U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen me vaksinën kundër Covid-19, çoftë dozën e parë, dytë apo edhe të tretën, siç edhe e dini ne e kemi një numër emergjent ku qytetarët mund të lajmrohen në atë numër dhe ky ekip do të shkoj për t’ju kryer shërbimet shëndetësore”, ka thënë kryetari Latifi. Ndërsa për pikën: Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, kryetari Latifi është shprehur se situata në gjithë territorin e komunës është e qetë dhe stabile, kjo bazohet në raportet të cilat marrim nga personat përgjegjës nga si nga stacioni i Policisë në Rahovec gjithashtu edhe nga institucionet relevante. Kapiten Fazli Morina, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, ka raportuar për periudhën 21 shkurt-20 mars 2022, duke thënë se gjatë kësaj periudhe, në Stacionin e Policisë në Rahovec janë regjistruar gjithsejtë: 45 raste vepra penale, 3 incidente jo penale. Nga këto raste mund të veçojmë disa vepra më të rënda: vjedhje 3 raste, vjedhje të rënda 3 raste, dhunë në familje 5 raste dhe 5 raste armëmbajtje pa leje. Për pikën: organizimi i takimit publik me qytetarët dhe kryetarët e fshatrave dhe lagjeve urbane, kryetari Latifi i njoftoi anëtarët e KKSB-së se do të organizohet takim publik, ky takim do të organizohet me mbështetje të OSBE-së. Takime publike të ngjashme me kryetarë të lagjeve dhe fshatrave do të mbajmë në secilën lagje dhe fshat të komunës.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …