Në Deçan është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Komunitete. Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit për Komunitete, OSBE-ja, UNMIK-u, Policia e Kosovës.
Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili të pranishmit në fjalën e tij i informoi për pikat e rendit të ditës të këtij takimi.
Për mbledhje ishin propozuar këto pika të rendit të ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Raport nga ZLK, dhe Raporti vjetor i Punës nga ZLK-ja për vitin 2024.
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit vjetor të Punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2024.
4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2025.
5. Të ndryshme:
Sa i përket raportit të ZLK-së, Shaban Pejçinoviq, raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve gjate vitit 2024.
Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji, ka pasur një rast të personave të riatdhesuar.
Raporti vjetor i Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2024 u miratua njëzëri, pa vërejtje.
Plani i Punës i Komitetit për Komunitete për vitin 2025 u miratua njëzëri, pa vërejtje.