Në mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit të Kuvendit Komunal të Deçanit i pranishëm ishin Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunal, përfaqësuesit e OSBE-së.
Për këtë mbledhje të cilen e udhëheqi Kryesuesi, Hajdar Sutaj, u propozoua ky rend pune:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Caktimi i lokacionit për ndërtimin e objektit për banim social
Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Deçan për ndarjen e një hapësire për ndërtimin e objektit të KBI- së në Deçan
Shqyrtimi i kërkesës së komunitetit të fshatit Llukë e Epërme për ndarjen e një hapësire për ndërtimin e objektit për nevoja të komunitetit të fshatit Llukë e Epërme
Shqyrtimi i kërkesave
Të ndryshme.
Si pikë shtesë e rendit të ditës ishte edhe Propozim – Vendimi për Shpalljen e pronës me interes publik dhe inicim i Procedurës së Shpronësimit të të njejtës Pronë.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan njëzëri nga anëtarët e kuvendit.
Në pytjet e parashtruara anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe ekzekutivi.