Në praninë e anëtarëve të Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, nën udhëheqjen e kryesueses, Vlora Vuçiterna Çmega, u mbajt mbledhja e shtatë dhe e fundit për vitin 2023.
Rendi i ditës:
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e anëtarëve të Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
-
Vizitë në AMF-në, në lagjen e Komuniteteve;
-
Vizitë në AMF-në, në lagjen e epërme në Rahovec;
-
Takim me Këshillin e Pacientëve në Rahovec.