E udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj, u mbajt mbledhja e III-të e rregullt e Kuvendit të Komunës. I pranishëm në këtë mbledhje ishte Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, të gjithë drejtorët e Drejtorive të Komunës, zyrtarë të tjerë të dhe qytetarë.
Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi nga procesverbali nga mbledhja e kaluar
-
Shqyrtimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve Mars-Dhjetor 2022
-
Shqyrtimi i Planit të punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim Mars-Dhjetor 2022
-
Shqyrtimi i Raportit analitik financiar për vitin 2021
-
Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit të Komunës për Themelimin e Muzeut të Deçanit
-
Shqyrtimi i Model Rregullores për Shërbimet Publike Komunale
-
Shqyrtimi i Rregullores për punën e komisionit për emërtimin, riemërtimin e shesheve, rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike,
-
Marrja e vendimit për mbështetje financiare të projektit për botimin e librit ‘’Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Deçanit’’, shuma 9.840.00 euro.
-
Rishqyrtim i vendimit të datës 30.12.2021 për shpalljen e pronave të paluajtshme me interes publik për realizimin e projektit ‘’Rregullimi i infrastrukturës në të dy anët e lumit Lumbardhi i Deçanit’’, pjesa nën Urë të Demës (me rekomandim të MMPHI-së për anulimin e katër parcelave të evidentuara si P.SH.Ujëra).
-
Rishqyrtimi i rregullores për punë të Kuvendit (me rekomandim të MAPL-së).
-
Njoftim i Komisionit të Kuvendit rreth bisedimeve me Menaxhmentin e KRU ‘’Hidrodrini’’ për furnizim me ujë të pijes dhe kualitetin e ujit dhe
-
Të ndryshme.