Është mbajtur mbledhja e IV-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit, e udhëhequr nga Kryesuesi, Hajdar Sutaj, në praninë e anëtarëve të këtij Komiteti, Drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj dhe Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Ukëhajdaraj. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
-
Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2022
-
Shqyrtimi i Draft-Statutit të Muzeut në Deçan
-
Shqyrtimi i kërkesave dhe
-
Të ndryshme