Mbahet Mbledhja e IX-të e Rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Mbahet Mbledhja e IX-të e Rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, z.Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Kryetari i komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj,drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të KFORI-it, zyrtarë komunal e qytetarë tjerë. Si rend dite ishin propozuar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Model Rregullores për transportin publik në territorin e komunës së Deçanit;

  3. Shqyrtimi i Planit lokal të veprimit në mjedis-revidim;

  4. Të ndryshme ( Përgjigjet e Kryetarit të Komunës në pyetjet e anëtarëve të Kuvendit, së paku tri ditë para mbledhjes).

Të gjitha pikët kaluan. Asamblistët iu drejtuan kryetarit, z. Bashkim Ramosaj dhe drejtorëve me disa pyetje, për të cilat morën përgjigje. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga përjetësimi i dëshmorit të kombit, Hamëz Thaçi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me familjarë, veteranë të UÇK-së e …