Mbahet mbledhja e këshillit të drejtorëve në Komunën e Rahovecit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, të martën u mbajt mbledhja e këshillit të drejtorëve. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe nënkryetari i Komunës z. Xhemali Haxhimustafa dhe drejtor të drejtorive.

Kryetari Vehapi fillimisht kërkoj nga Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport,  të bëjë përgatitjen e  ftesave dhe organizimin e Akademisë solemne që do të mbahet me datë 12 maj për nder të shënimit të “Javës së Dëshmorëve”,  të Komunës së Rahovecit.

Gardalin Shtavica, drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport, raportoj për përgatitjet të cilat janë bërë për shënimin e “Javës së Dëshmorëve”, ku tha se në kuadër të aktiviteteve që janë bërë është edhe organizimi i turnirit në futboll të vogël.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike raportoi për projektet të cilët janë në përfundim e sipër dhe projektet të cilët janë duke u realizuar siç është asfaltimi i rrugës Pastaselë-Rahovec ku tha se kanë mbetur edhe 200 metra dhe ky projekt përfundon i tëri. Kurse për projektet të cilët janë duke u realizuar e që kanë të bëjnë me kubëzim të rrugëve  tha se janë duke ecur mirë, kubëzimi i rrugëve është duke u bë në fshatrat Kramovik dhe Vrajak. Kurse për projektin i cili është duke u realizuar në fshatin Zatriq tha se është duke u punuar në rezervuarin e ujit të pijes në këtë fshat.

Bislim Morina, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, raportoi për projektin i cili është duke u realizuar e që ka të bëjë më pajisjen e objekteve me  pajisje për shuarjen e zjarrit. Pajisja e objekteve është bërë duke filluar nga objekti i komunës dhe është vazhduar edhe në objektet e shkollave në tërë territorin e Komunës së Rahovecit.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit raportoi për kompletimin e dokumenteve të cilat kanë të bëjnë me hapjen e dy rrugëve të reja, një tek shkolla “7 Shtatori” dhe tjetra tek stacioni i autobusëve.

Në lidhje me shpenzimin e buxhetit, Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, tha se është përgatitur raporti financiar për raportim në kuvend për tremujorin e par, ndërsa buxheti është shpenzuar në masën 21.72% në të gjitha kategoritë ekonomike.

Kryetari nga drejtori i DSHP kërkoji të informohet me gjerësisht për projektin e ujit të pijes për fshatrat Guri i Kuqë dhe Polluzhë, kurse në lidhje me çerdhen “Tulipanët”, kryetari kërkoj nga drejtoresha e DKA-së që të përgatitet një specifikacion dhe të bëhet renovimi i objektit.

Nga ana e tij drejtori i DSHP-së e njoftoi kryetarin Vehapi, se inxhinieret e komunës së

bashku me inxhinieret e kompanisë projektuese,  i kanë përfunduar detyrat projektuese për hartimin e projektit kryesor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …