leoni

Mbahet mbledhja e këshillit të drejtorëve të Komunës së Rahovecit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi, sot u mbajte takimi i rregullt i këshillit të drejtorëve ku të  pranishëm përveç kryetarit ishin edhe nënkryetari Xhemali Haxhimustafa, Nahit Elshani, kryesues i  Kuvendit Komunal dhe drejtor të drejtorive.

Raportin javor e filloi Sali Sallteku, drejtor i Administratës së Përgjithshme dhe tha se sa i përket tenderit për furnizim me material administrativ është shpallur fituesi  dhe drejtorët mund të porosisin material  administrativ.

Muhamet Behra, drejtor i DShP  raportoi për projektet të cilët janë në këtë drejtori ku tha se është duke vazhduar projekti i kubëzimit të rrugëve në fshatin Kramovik, në realizimin e këtij projekti ka pasur probleme  pronësore  por që janë evituar. Projekti tjetër i cili është duke vazhduar e që ka të bëjë me kubëzimin e rrugëve është edhe ai në fshatin Vrajak, gjithashtu edhe në këtë projekt ka pasur probleme  pronësorë  por që është evituar. Kurse  projekti i cili ka të bëjë me  asfaltimin e rrugës Koznik -Pastaselë  punët po ecin mirë dhe janë në përfundim e sipër. Projekt tjetër që është duke u realizuar  është edhe rruga tek gjimnazi Xhelal Hajda –Toni.

Në lidhje me daljen në teren, kryetari Vehapi, kërkoj nga të gjithë drejtorët që kontaktet e para ti bëjnë me kryetarët e lagjeve dhe fshatrave e me pastaj me banorët e lokaliteteve.

Feim Fetoshi, drejtori i DBZhR raportoi por projektin i cili është duke u realizuar nga kjo drejtori e që ka të bëjë me sera ku tha se deri më tani  janë rregulluar 45 sera dhe është  zgjatur afati nëpër vendbanimet e ndryshme të komunës së Rahoveci. Kurse për procesin e aplikimit të fermerëve për subvencione raportoi se deri më tani kanë aplikuar 1960 fermer.

Fehmi Hoxha, drejtori i UPMM, në raportin e tij tha se  jemi përfitues të projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe rrugicave në gjithë territorin e komunës së Rahovecit. Projekti për mirëmbajtjen e varrezave, është përgatitur dhe do të shpallet tenderi.

Munib Durguti, drejtor i DShMS në raportin e tij tha se  jemi në fazën finale të ligjëratave nëpër shkolla dhe kanë mbetur edhe dy shkolla, kurse projekti për  dezinsektim kundër rriqrave është duke shkuar  sipas planit dhe deri më tani janë spërkatur të gjitha fshatrat  por që ka mbetur vetëm qyteti i Rahovecit.

Në fund të takimit u diskutua për kërkesat e drejtuar kryetarit Vehapi, kryesuesit të kuvendit dhe drejtorëve, ku kryetari  tha se përgjigjet të jepen ashtu  siç parashihen me  Ligjet  të cilat janë fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …