Mbahet mbledhja e KKSB-së në Rahovec e dyta për këtë vit, mbledhjen e kryesoi, Kryetari i Komunës z.Smajl Latifi, i cili theksoi se situata e përgjithshme ne Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së. Para disa dite e kemi mbajtur një mbledhje urgjente të KKSB-së, për shkak të rasteve të vjedhjeve që kanë ndodhur në Krushë dhe Ratkoc, ka thënë kryetari Latifi. Kjo është mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2024, me plan të ri dhe angazhime të reja.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve:
– Për lirimin e trotuareve – hapësirave publike;
– Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;
– Analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Rahovecit;
– Punishtet në qytet;
– Vetëdijësimi i nxënësve për rrezikun nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera nga lufta;
– Niveli i sigurisë në shkolla;
– Parandalimi i përdorimit të substancave narkotike;
– Promovimi i bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërfetar;
– Deponitë ilegale dhe mbeturinat;
– Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;
– Përpjekja intenzive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore).
– Komandanti i Stacionit Policor – Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, me statistika si në vijim:👇🏼
– Siç e dini, i kemi 6 plane operative, 12 plane të veprimit. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 45 vepra penale.
3 raste posedim të narkotikëve dhe 3 lëndim të lehtë trupor. Dhunë në familje 5 raste, armëmbajtje pa leje 2.
– Janë ndaluar në mbajtje 7 persona dhe janë arrestuar 12.
– Rasti i parë i grabitjes në Ratkoc është në rrugë të mirë për t’u zbardhur i tëri.
– Te rasti në Krushë të Madhe – vrasje në tentativë, deri më tani janë arrestuar 4 persona.
– Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor:
Janë dhënë 903 gjoba në komunikacion rrugor. Prej tyre, 35 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patent shofer, 67 gjoba për parkingje joadekuate, 375 sosh për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar dhe 2 gjoba për organizimin e garave.
– Nga shkollat e Komunës së Rahovecit janë 2 raste të hapura, çdo gjë tjetër është në rregull.
Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falënderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë.